Në 1996, kur raportoi manipulim të rezultatit, Sali Berisha e shpalli armiken e tij. Por sot ai e shpall Audrey Glover, gardiane të votave të tij.
I zhveshur nga çdo favor që ka një garues zgjedhjesh, në mungesë të ushtrisë së tij nëpër tavolinat e KQZ-së, më 14 maj, duket se zonja Glover është shpresa e tij, që votat që do të marrin 61 kandidatët e tij për kryebashkiakë, të numërohen sic do të hidhen në kuti.
“Ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë intensiv dhe do të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë me ndërkombetaret të procesit të numërimit. Ne do të shfyrtëzojmë të gjithë hapësirat për vëzhguesit, dhe jam i sigurt, që aty ku janë do të numërohet çdo vote”
Kryevëzhguesja e ODIHR, Audrey Glover, është e vetmja nga faktori ndërKombëtar që e njeh Berishën, si palë në zgjedhje për këtë zhvilloi dhe një takim të gjatë me të, në selinë blu, në 17 prill.
Zonja Glover në misionin e saj vëzhgues ka sjellë 13 ekspertë bazë, 24 vëzhdues, ekspetrtë dhe monitoues afatëshkurër të zgjedhjeve dhe gjithashtu, më 14 maj, ditën kur votohet, do të ketë dhe përfaqësues nga BE./abcnews.al/m.j