INSTAT-i ka publikuar raportin e statistikave për transportin rrugor për 3 mujorin e parë të vitit 2023, në të cilin reflektohen të dhënat për transportin e mallrave, eksport-importet dhe markat e autopmjeteve që preferojnë shqiptarët.
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh.
Marka “Volksëagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3 %.
/s.f