Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se manipulimi i zgjedhjeve dhe votave nuk bëhet atë ditë, por rreth 7 ditë para zgjedhjeve.
Sipas saj, në këto kushte vihet re opozita sepse nëse kjo e fundit e kap shpërndarjen e lekëve dhe të “hyjë në dru” nëpër rrugica, aty ku shpërndahen lekët, aty nuk ka më shpërndarje.
“Del Yuri Kim dhe thotë nuk lejohen grupet,” – ndërhyri analisti Andi Bushati.
“Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash,” – u shpreh Kryemadhi.
Monika Kryemadhi debatoi ndërkohë me gazetarin Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.
Në këto kushte, kjo e fundit tha se popullit nuk i ngelet gjë tjetër vetëm se të nënshtrohet deri kur Rama të përdhunojë fëmijët e atëherë të ngrihet të reagojë.
Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.
Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.
Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?
Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.
Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.
Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.
/a.r