Deputeti i PD Lefter Gështenja ka hedhur akuza se të gjithë punonjësit e administratës detyrohen që të jenë aktiv në postimet që bëjnë kryeministri, ministrat apo kryebashkiakët. Ai tha se ky është një presion mbi administratën, e cila nuk u shërben qytetarëve por pushtetarëve.
“Të gjithë drejtorët e bashkisë dhe qeverisë i kanë krijuar grupe ËhatsUp në telefon që komunikojnë me administratën dhe e detyrojnë që të bëjë share, like të kryeministrit, kryetarit të bashkisë etj. Sfidoj publikisht, çdo drejtues të bashkisë apo qeverisë që kanë aplikacionin aktivisti në telefon. Opozita e ka denoncuar, por nuk ka ku ankohet se të gjitha pushtetet i ka kryeministri.
Ligji e ndalon përfshirjen e administratës në aktivitetin plitik. Sot është lehtësisht e verifikueshme. Qytetarët paguajnë taksa që administrata ty shërbejë atyre, por kjo nuk ndodh, administrata i shërben kryeministrit dhe ministrave”.
Por kjo gjë u kundërshtua nga kandidati për këshillin bashkiak të PS Alfred Muharremi, i cili në studion e Quo Vadis nxorri telefonin të faktonte të kundërtën e asaj që tha Gështenja. Ai shtoi se ata nuk kanë asnjë grup ËhatsUp, ku pretendohet se marrin direktiva.
/a.r