Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shprehet se deri në fund të vitit 2024 mund të mbarojnë të tëra lotet ku po punohet dhe në këtë mënyrë kryeqyteti mund të lidhet me një unazë të madhe.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se kjo mund të arrihet nëse politika nuk i bllokon punimet sipas tij siç ndodhi edhe me Astirin.
Blendi Fevziu: Kur do mbarojë?
Erion Veliaj: Të 7 lotet janë në funksion.
Blendi Fevziu: Kur do lidhet Tirana me unazë të madhe?
Erion Veliaj: Besoj deri në fund të vitit tjetër i kemi mbaruar të 7 lotet.
Blendi Fevziu: Deri në fund të 2024?
Erion Veliaj: Kujdes! Duke presupozuar që politika me dy gishtat përpjetë nuk e bllokon si Astirin.
/a.r