Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është një bastard që përpiqet ta lidhë Shqipërinë pas bishtit të Serbisë.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Kamëz, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Arjan Hoxhën.
Berisha shtoi se Rama është armiku më i urryer i veriut të vendit, pasi sipas tij, ai ka një urrejtje të madhe për veriorët.
Ai hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut aktual të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulit, i cili sipas tij e bazon fushatën te oligarkët me të cilët ka vjedhur.
Sipas Berishës, për të marrë një leje ndërtimi në Kamëz, duhet më parë të takosh vëllain e Rakip Sulit.
“Vetëm për të larguar nga vëmendja juaj dramën që i ka shkaktuar Shqipërisë, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit, të veshë edhe zorrë rreth qafe, vetëm që ne të mos diskutojmë për problemet reale. Ky njeri që vjen me nje fjalor ordineri, sapo ka deklaruar se nuk ka kuptim Shqipëria në BE pa Serbinë. Shikoni çfarë argati i shpifur i Beogradit që është. Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë. S’ka interesa shqiptare, ka vetëm interesa anti-kombëtare. Ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. Pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Rama është armiku më i egër për Veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama.
Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë anti-shqiptare. Ndaj këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Nuk janë zgjedhje vetëm për kryetarin e bashkisë dhe unë ju ftoj ju që në 14 maj të votoni Arjan Hoxhën si zgjedhjen tuaj më të shkëlqyer. Keni votuar për rivendosjen e pluralizmit. Rama erdhi me dajre dhe vit pas viti duke dhunuar ligjet e vendit ai mori në dorë të gjitha pushtetet. Ai e përdor pushtetin për të larguar shqiptarët nga Shqipëria. Në 14 maj të shkëpusim pushtetin e qeverisë vendore nga Rama. Ai kërcënon, Edvin guxo, se çdo gjë e ke ti po trimëri dhe burrëri nuk ke.
Kërcënon se nuk do të jëpë fonde dhe e vërteta është që nuk do t ëarrish dot të japësh fonde se do të marrësh përgjigjen që meriton. T’i je një bastard i xhelatëve të shqiptarëve dhe asgjë më tepër. Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore në 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë e të pashmangshëm të Ramës nga pushteti. Ai e ndien, sepse e pret gjykata federale në Ëashington. Ajo gjykatë të njëjtin dënim që do i japë McGonigalit, do i japë edhe Ramës di ryshfetdhënës i tij. Ndaj Rama shkel çdo ligj dhe thotë që kodi zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e djegur. Në 14 maj ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri.
Rakip Suli, ky i klonuar i Ramës në Kamëz, e bazon të gjithë fushatën tek oligarkët e tij me të cilët ka vjedhur, me të cilët ka ndërtuar shkolla me 7.2 milionë euro. Rakip, të garantoj se të gjitha këto do të të ndjekin deri në ditën e fundit të jetës tënde. Krimi që ke bërë ti me fëmijët e Kamzës, duke prishur shkollat për të mbushur valixhet e tua, do të të ndjekë gjithë jetën. Për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh njëherë me vëllain tënd. Ti ndërton një shkollë me çmim 4-5 herë më të lartë. Thirrja ime është për nënat, motrat, gratë dhe vajzat e Kamzës. Kjo fushatë është fushata juaj, e dinjitetit tuaj. Ju duhet të merrni në dorë flamurin e kësaj fushate. Rama është qeveritari më mizogen në historinë e Shqipërisë”, u shpreh Berisha./m.j