Më shumë se 160 mijë të rinj nga 15 deri në 29 vjeç në vend nuk shkojnë në shkollë e as në punë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo kategori përbën mbi 26 për qind të kësaj grupmoshe.
“Gjë që ka çuar në shtimin e largimeve nga vendi ynë, drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera duke krijuar boshllëqe në tregun e punës”, u shpreh ekspertja Muçaj.
Ata do të përfitojnë rimbursimin e kostos së transportit në vlerën e 1 mijë e 600 lekëve në muaj, pagesë sa 80 për qind e pagës minimale për periudhën e praktikës e më pas pagë të plotë.
“Kjo vjen në vazhdën e politikave që qeveria ka ndërmarrë së fundmi me rritjen e pagës minimale apo të niveleve të tjera. Kjo si pasojë e problematikave të shumta që ne po kemi te tregu i punës”, shtoi ekspertja e ekonomisë Muçaj
Nxitje do të kenë edhe kompanitë që do të marrin përsipër formimin profesional dhe punësimin e të rinjve. Ato përfshijnë pagesën e instruktorit të biznesit, dhe rimbursimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
Sipas skemës, që sipërmarrjet të përfitojnë duhet të jenë të regjistruar prej jo më pak se 6 muajsh, të mos kenë detyrime të papaguara./m.j