Për muaj me radhë, në Britani të Madhe ka nisur një fushatë kundër shqiptarëve që emigrojnë atje.
Në media, shpesh ata paraqiten si kriminelë.
Por së fundmi, një bandë krminelësh nga Britania e Madhe, kanë ardhur pikërisht në Shqipëri për të kryer vrasjen e Ardian Nikulajt.
Ndaj me ironi, gazetari Artan Hoxha shkruan se tashmë kryeministri Rama ka shansin t’i kërkojë llogari homologut të tij britanikë, për kriminelët nga Britania që po përgjakin Shqipërinë.
“Me ne fund, kryeministri Edi Rama, ka shansin t‘i kerkoje gjithe krenari homologut britanik Rishi Sunak, te vije te mbledhë kriminelet e Mbreterise se Bashkuar, qe po pergjakin me atentate mafioze rruget e qyteteve shqiptare…”, shkruan ai.
/a.r