Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga videoja e publikuar nga moderatorja Megi Pojani, komentet dhe kritikat për të nuk kanë të ndalur. Videoja ku dukej Megi Pojani duke u tallur dhe kërcyer mbi varrin e stërgjyshes së saj, krijoi jo pak peagime edhe nga personazhet vip dhe opinionistët në vend.
Kujtojmë se videon virale në InstaStory, ku shfaqej Megi duke pastruar varrin, qeshur, kërcyer dhe duke u tallur para familjarit të tyre të ndjerë e postoi motra e saj, Marsela.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e publikut u prek dhe e “dënoi” veprimin e Megi Pojanit tek varrezat, duke e cilësuar si ofendues dhe të pahijshëm, familjarët e saj nuk e konsiderojnë ndonjë gjë të madhe.
Ina Pojani, motra e Megit ka publikuar së fundmi në Instagram një bisedë “WhatsApp-i” me tezen e tyre, e cila e kritikon Megin jo për veprimin, por pse kërkoi ndjesë publike.
Më bisedë, tezja e vajzave shkruan se: “Se marr vesh pse ke kërkuar falje. Kujt i vajte te varri? Kush bir k*rve ka të drejtë morale të flas ty se çfarë komunikon me stërgjyshen tënde.”
Edhe Megi vetë kërkoi ndjesë publike lidhur me këtë veprim, ku sipas saj ajo video ishte fimuar para 3 viteve dhe pas saj vazhdoi normalisht jetën e saj.
/a.r