Qytetarët e Korçës janë të kënaqur me zhvillimin e turizmit në bashkinë e tyre. 33% e të pyeturve nga Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv e konsiderojnë të shkëlqyer zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm, ndërkohë që 47% e quajnë normal Vetëm 20% thonë se janë të zhgënjyer nga zhvillimi i turizmit në qytet.
Fenomenit të mbylljes së bizneseve vitin e fundit qytetarët e Korçës ia atribuojnë krizës ekonomike, edhe pse janë shumë të ndarë nëse do bëjnë ‘fajtorë’ krizën në vend apo atë ndërkombëtarë. Të pyetur nga Piepoli 27% e tyre thonë se fajin e ka kriza ndërkombëtare ndër 23% thonë kriza në botë. 1 në katër korçarë bën fajtor taksat lokale ndërsa emigrimin e konsiderojnë 11%.
Kriza ekonomike dhe papunësia janë problematikat që shqetëson më shumë qytetarët e Korçës. Të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në Report TV ata e kanë vlerësuar me 6.8 nga 10 këtë sektor. Korçarët vlerësojnë si shqetësim gjithashtu duke i dhënë ‘notë’ të lartë 5.9 kriminalitetin dhe korrupsioni. Shqetësim gjithashtu është abuzimi në ndërtim. Ndërkohë që trafiku siç duket nuk është fare problem në qytetin juglindor pasi ka marrë notën vetëm 3.4 nga 10, nga qytetarët e Korçës e anketuar.