Modelet nuk dallojnë nga të tjerët me asgjë, janë persona të zakonshëm si të gjithë të tjerët, pohon Daphne Selfe, por në rastin e saj nuk është ashtu, meqë ajo me 87 vjetët që ka është modelja më e vjetër në botë. “Televizioni nuk i pëlqen njerëzit e moshuar, mendoj se jam thjesht me fat. Shumë gra të moshuara ndihen të padukshme. Do të dëshiroja të bëja diçka për to. E gjitha fshihet në kokat tona. Unë ndihem si të isha 60 vjeçe dhe nuk e kam humbur kureshtjen për gjërat e jetës”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net. Ditë më parë ajo përshkoi pasarelën e Modës së Javës në Londër, ndërsa si modelja më e vjetër tashmë është përfshirë edhe në Librin e Rekordeve të Guinnessit. “Kur nisa të merrem me këtë punë, vajzat vetë duhej t’i rregullonin flokët dhe të grimohen, nuk ishte si tash, që dikush tjetër të kujdeset për ty. Atëherë ishte e preferueshme që gratë të jenë më të plota, nuk kërkohej t’ ishin të hajthme”, rikujton Daphne, e cila nisi të notojë në ujërat e modeleve kur ishte 17 vjeç.