Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ka komentuar posterin e kandidati të çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçit. Shello shkruan se kushdo që ka qëndruar pas fushatës së Këlliçit e ka bërë viktimë.
Shella shton se Këlliçi nuk ka sjellë asgjë të dobishme me anë të këtij posteri, përkundrazi, ka dëmtuar veten me duart e tij.
“Nuk di kush qëndron prapa fushatës se Belind Këlliçit, por ai qe e ka bindur te beje ketë foto, ja ka futur…
Belo nuk ka pasur nevoje te prezantohet si Birbo. Duart e Belos, ne vend qe te ngrihen nga qielli, duhet te ulen, te marrin nje lasp e te shkruajnë një mini-program se si do ta luftoje korrupsionin…
Ne faqen zyrtare te kandidatit kryesor te Opozitës, nuk ka ende një fjale te vetme për korrupsionin. Nese Belo beson se korrupsioni luftohet me gishtin e tij te mesit, ai po gënjen veten me shume se sa elektoratin e tij. Ne faqen e Belos, e cila është tërësisht ne duart e tij, nuk ka fare program te shkruar (veç dy premtime). Ata qe njohin qeverisjen vendore e dine se ajo ka te paktën 7 funksione baze, ku secila ka nevoje te adresohet me një zgjidhje, për te mos thëne vizion…(për te konfirmuar qe ne faqen zyrtare te kandidatit kryesor te opozitës nuk ka ende një program te shkruar, secili mund te sigurohet edhe vete: https://belindkellici.al/programi-2023
Për votuesit konservatore, por edhe për çdo qytetar qe dërgon ne shkolle fëmijët e vet, posteri ne fjale te detyron te kthesh kokën nga ana tjetër…. Sikur Belo te ishte liberal i majte, pa konsiderate për traditën dhe komunitetet fetare, kjo shfaqje edhe mund te ishte konsideruar [me sforco] si qasje “trendi”. Por Belo nuk është shfaqur si i tille. Nëse është, metamorfoza e tij e befte bën përshtypje dhe e meriton një sqarim.
Ndoshta Belo, me shume se protagonist është viktime e këtij posteri. Kundërshtaret e tij ne garën për Tiranën, mund te kenë gjetur një shteg për ta dëmtuar me duart e veta. Nuk do ishte e ekzagjeruar qe, nëse është kështu, Belo vete ta demaskonte “sabotatorin”…sepse ky imazh kaq i diskutueshëm, mund t’i kushtoje atij garën….dhe ne ketë rast ai ja ka futur vetes dhe aspak korrupsionit…”- shkruan ai.
Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.
/s.f