Kryesocialisti dhe njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama nuk e nisi ditën në fushatë, por në selinë rozë pasi ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste që prej orës 08:30.
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se në mbledhjen e Kryesisë së PS-së po diskutohet lidhur me programin e fushatës në ditët në vijim.
Në fokus të mbledhjes janë përgatitjet për fushatë, i gjithë organizimi që do të duhet të bëhet në vijimësi.
Edne nuk ka një vendimmarrje konkrete. Momentalisht po diskutohet vetëm përsa i përket organizimit dhe ndarjes së punës. Pritet që në përfundim të mbledhjes të ketë një prononcim për mediat edhe kryeministri Rama.
Ditën e sotme nga ana e kryesocialistit Rama nuk është parashikuar një axhendë përsa i përket takimeve që ka vijuar së fundmi që ka vazhduar që me nisjen e fushatës nëpër Shqipëri duke prezantuar programin elektoral.
Pritet që ditën e sotme kryeministri Rama së bashku me kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar lidhur më një marrëvshje që ka paralajmëruar kreu i qeverisë për një akademi dhe shkollë futbolli me të rinjtë në Durrës me një prej klubeve të futbollit shumë të famshëm.
/a.r