Ndërsa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin si president të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë, në anën tjetër partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po planifikon të dalë me një kundërkandidat për president.
Burime të “Zërit” brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.