Kuvendi i Maqedonisë, me 73 vota pro, asnjë kundër, dhe 7 abstenime, votoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor të këtij viti. Për datën e re votuan deputetët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, deputetët e PDSH-së votuan të abstenuar, ndërsa LSDM-ja nuk votoi fare.