Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili maskohej si shitës makinash të përdorura, por në realitet ishte kreu i një rrjeti të dendur tregtarësh droge që furnizojnë Ankonën dhe brendësinë e saj.
Shqiptari ra në prangat e policisë pas vëzhgimit dhe përndjekjes gjatë natës nga policia. Atij ju sekuestruan gati gjysmë kilogrami hashash, rreth 300 gr kokainë të pastër, si dhe një pistoletë e pajisur me 7 fishekë në karikator të kalibrit 9, si dhe 14 fishekë të tjerë rezervë.
Me ndihmën e njësive të qenve të policisë u kontrollua shtëpia e tij dhe një makinë e vjetër e parkuar dhe e braktisur në oborrin privat ngjitur. Brenda dritave dhe nën baterinë e makinës, policët gjetën drogën.
Shqiptari, i njohur tashmë për krimet e shpërndarjes së drogës, zhvatjes, evazionit dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, konsiderohej si kryetar i zinxhirit të trafikut të drogës në zonën e Ankonës.
Shqiptari është arrestuar për armëmbajtje pa leje pa numër serial dhe posedim të lëndëve narkotike heterogjene për qëllime trafiku droge./m.j