Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me gratë në Durrës, ku ndër të tjera dhe kryebashkiakja aktuale dhe kandidatja e PS për një mandat të dytë, Emirjana Sako është “shalqi me provë” dhe qytetarët e Durrësit nuk kanë pse votojnë për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre.
Sipas tij demokratët nuk mund të votojnë për “Like Floririn”, sepse nga fiton vetëm “Monika Floriri”.
“Anin e kemi shalqi me provë, pse duhet të marrim një kumbull që del nga zorra qorre? Unë e hoqa zorrën time qorre, tani do ta marri në kurriz Durrësi zemrën qorre? Jo Durrësi në 14 maj duhet të japi kontribut që edh Shqipëria ta heqë zorrën qorre.
Me 14 Maj si do dalin këto gra nga shtëpia meqë kanë qenë me PD dhe të dalin të votojnë “Like Floririn” se ai është në fletë. Nga Like Floriri, fiton vetëm Monika Floriri.
Ne Durrësin e kemi futur në një tjetër shpejtësi zhvillimi, me projekte që do të kenë impakt në Rajon”, tha Rama ndër të tjera.