Një e burgosur thuhet se u ka ofruar të burgosurve të tjerë, 50,000 dollarë për të ndihmuar në vrasjen e prindërve të saj, për një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh.
Tureygua Inaru, 29 vjeç, nga Florida, SHBA, ka qenë pas hekurave që nga dhjetori, pasi u burgos për kërcënimin se do të vriste kolegët e saj në Disney.
Por tani ajo përballet me tre akuza për nxitje për të kryer vrasje dhe përndjekje kibernetike, sipas policisë, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj.
Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj. Dyshohet se ajo ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente vrasjet.
Polici Marco Lopez tha: Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën.
Disa të burgosur kanë njoftuar stafin e sigurisë, pasi u alarmuan nga kërkesat e saj, të cilat përfshinin udhëzime se si do të bënin vrasjet që dukeshin si një grabitje./m.j