Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka analizuar në Euronews Albania, gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ne kemi pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.
Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.
Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit.
“Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat. Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensioned e trupit, mënyrën e exjes, kemi mungeën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës. Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autri mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.
/a.r