Nga Porto Romano në Durrës ku vijoi me mbjelljen e pemëve në Eco Park, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit, pasi siç tha vota është e rëndësishme për ata që do bëjnë punën.
Rama thumboi kandidatin e PD, Igli Cara, i cili siç tha mund të jetë djalë i mirë, por kjo nuk thotë asgjë për njerëzit, që duan punë konkrete.
“Po të mos ja vlente vota, atëherë s’do kishte ndryshim, ndryshimi vjen nga vota që përcakton se kë marrim në punë për interesat e përbashkëta. Dhe nuk besoj se është e njëjta gjë se merr në punë Anin apo atë tjetrin, që mund të jetë djalë i mirë, po e para një herë jam i martuar, e dyta nuk kam motër për të martuar, e treta nuk jam këtu të bëj krushqi me djalin e mirë, se është për veten e vet. Çështja nuk është sa djalë i mirë apo i keq je, çështja është a ma bën punën apo jo”, tha Rama.
/a.r