Një lojë të Edi Ramës nga paniku i humbjes së zgjedhjeve të 14 majit e ka konsideruar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, vendimin e KQZ-së për vendosjen e emrit të Ilir Metës dhe jo Sali Berishës në krye të Kolicionit “Bashkë fitojmë”. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo nuk do të ketë ndikim te votuesit.
“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme”.
Meta theksoi se kandidatët e Ramës janë sprovuar, teksa i cilësoi kukulla përballë atyre të opozitës.
“Të gjithë e dinë që kandidati i opozitës është Belind Këlliçi, Edi Rama ua fsheh qytetarëve se kë ka kandidat. Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonsumuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve”, tha Meta.
/a.r