Një 30-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë të shumta të shkaktuar me sende të forta.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
/a.r