• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk është skleroza (dhe as Ilir Meta) problemi

by Skënder Minxhozi
23/04/2023 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Mediat dhe zyrtarë të Partisë Socialiste janë marrë 24 orët e fundit me një lapsus të dyfishtë kujtese të Sali Berishës, teksa prezantonte kandidatët në Kavajë dhe Përmet. Sipas kodit të pashkruar të fushatave elektorale, ku çdo gabim i kundërshtarit është një shans për përfitim dhe kredit votash, edhe fakti që Berisha s’ka mbajtur mend emrat e kandidatëve në fjalë në takimet publike në këto dy qytete, është shfrytëzuar menjëherë nga maxhoranca me batuta talljeje e ironinë e rradhës.

Doktorit i kanë kujtuar jo vetëm moshën, por edhe faktin se sipas akuzuesve, këto janë kandidatura të sponsorizuara nga Ilir Meta, e për pasojë ish-kryeministri 78 vjeçar nuk u njeh as emrat.

Të dyja, edhe mosha e shtyrë, edhe fakti se janë kandidatë të gjetur dhe ofruar nga aleati elektoral, janë me gjasë arsye që qëndrojnë realisht pas harresave të Doktorit. Megjithatë Berisha nuk është një person i sklerotizuar. Përkundrazi, ai është një politikan që rrezaton një energji që nuk e ka shumëkush nga brezi i tij biologjik. Vetëm se bëhet fjalë për energji negative dhe që çon prej 30 vjetësh drejt destruktivizmit e konfrontimit.

Sali Berisha nuk është politikisht i dëmshëm si një lider i sklerotizuar e harraq. E kundërta është e vërtetë. Ai është një rrezik politik në kohën që jetojmë, për shkak se nuk ka harruar asgjë nga stili i tij personal që e futi Shqipërinë herë tek kriza e piramidave mashtruese, e herë në kaos total si në ’97 apo edhe në gjakderdhje në dyert e zyrave të shtetit vite më vonë.

Një Berishë që do të harronte diçka nga trashëgimia dhe linja politike që përfaqëson ndoshta do të ishte pak më njerëzor e pozitiv në raport me shqiptarët që presin të marrë fund vazhda e gjatë e kulturës së dhunës politike që ky lider politik themeloi dhe e mbarti me vete në krah nga vitet ’90, e deri në ditët tona. Një politikan i tillë do të demostronte vullnet për vetëkorigjim dhe reflektim. Berisha ka faj pse nuk harron asgjë nga lista e huqeve negative që i imponoi këtij vendi me pushtetin e tij të gjatë e të dhunshëm, e jo sepse i selekton, i hed poshtë apo ndjehet keq për to.

Është insistimi maniakal në kordinatat e veta politike, e jo harresa lozonjare dhe e pafajshme, faji qëndror për të cilin Sali Berisha duhet mbajtur larg pushtetit në vitin 2023 e më tej. Është kompleksi i veseve të tij politike që kanë bërë shkollë në një pjesë të spektrit politik, me politikanë të rinj që e kopjojnë deri në detaje, problemi real që ka ky lider politik me të shkuarën dhe harresën si një melhem i asaj që është bërë gabim e mund të ndreqet.

Harresa e dy emrave në Përmet e Kavajë është një dekor humoristik i fushatës, por natyrisht që kjo nuk do të provokojë ndonjë brerje ndërgjegjeje tek autori. Ai ka zbritur në fushatë në emër të së shkuarës, madje më saktë në emër të mos-harresës së asgjëje nga e shkuara, të cilën e përjeton si meritë dhe dekoratë në gjoks, e jo si kompleks faji.

Ky është problemi i vërtetë për të cilin Berisha nuk duhet lënë t’i afrohet pushtetit, e jo emrat e dy kandidatëve që me ose pa “sklerozën” e Doktorit, do të gjejnë fatin e tyre në 14 maj.

 

Next Post
Veliaj me banorët e Liqenit të Thatë: Nga një ferrishte, sot ndër lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës

Veliaj me banorët e Liqenit të Thatë: Nga një ferrishte, sot ndër lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com