Ideja për transport falas, sa herë që ka zgjedhje nuk është një gjë e re për demokratët, edhe pse sapo kalojnë zgjedhjet, premtimin e harrojnë. Por duket se Këlliçi në këtë rast ka kopjuar ish shefin e tij në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili e ka premtuar transportin publik falas që në janar 2012, sigurisht pa e mbajtur si premtim.
Në një takim me rektorët në vitin 2012, Basha tha: “Jemi në proces negocimi me Ministrinë e Transportit dhe komunitetin e ofruesve të shërbimit të transportit publik në Tiranë, për të përparësuar me objektivin tim për të ofruar shërbim transporti publik falas për studentët e Tiranës”, do të shprehej asokohe Basha.
Jo vetëm transporti publik nuk u bë falas, por edhe Karta e Studentit e premtuar nga Basha dështoi. Karta e Studentit dhe transporti falas për studentët u bë realitet vetëm kur në krye të Bashkisë së Tiranës erdhi Erion Veliaj.
/a.r