Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në një lokal në Elbasan.
Si pasojë e sherrit i plagosur ka mbetur Kei Piku pasi u përlesh me një grup të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit. Në sherr janë përdorur gota qelqi e thika.
Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë.
Kei Piku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. Ai është shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.
/a.r