Sot në Tiranë apo në rrugën e tjera të Shqipërisë, ka vetëm një reklamë politike. Nëse do të fliste Lulzim Basha në fushatën mbarë-shqiptare që e premtoi e që nuk ndodhi, do ta përkufizonte si “trekëndëshi i Bermudës”.
Është posteri elektoral i Edi Ramës i cili e shfaq veten të qeshur e vital, gati për të ecur përpara, duke lënë pas Sali Berishën e Ilir Metën, bardh e zi e kokëulur.
Nuk ka asnjë poster elektoral, asnjë reklamë politike në media, por mbi të gjitha nuk ka asnjë shpenzim të dukshëm për këto zgjedhje, sepse ai nuk bën mittingje, dhe nuk ka takime në të gjithë vendin, sepse ai garon vetëm në 14 bashki.
Dhe mes këtyre kandidatëve, vetëm ai për Tiranën ka një veprimtari të dukshme. Pavarësisht se numri i kandidatëve i ka ardhur duke u zvogëluar, portofoli i Enkelejd Alibeajt vetëm është zmadhuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e financoi atë sërish, duke i dhënë PD-së zyrtare të gjithë fondin e fushatës, sikur demokratët të mos ishin të përcarë.
PD-ja mori 255 milionë lekë për 14 majin, të cilat do t’i përdorë kryetari i komanduar. Por teksa cereku i fushatës iku, pyetja është: përse do t’i përdorë paratë e taksa-paguesve shqiptarë Alibeaj, që garon vetëm në 14 nga 61 bashki?
Ku do të shkojnë lekët që KQZ ja dha me bujari, nëse Alibeaj nuk bën fushatë?
Ky fond vlen vetëm për 30 ditë, dhe PD-ja zyrtare e di se nëse nuk i shpenzon për fushatën elektorale, do të duhet t’ia kthejë në buxhetin e shtetit.
Sic pritej, Berisha nuk mori asnjë lek nga financimi që i takon PD-së, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ai e drejton praktikisht, por jo shkresërisht, do t’i duhet të mbijetojë me financat e Partisë së Lirisë, 159 milionë lek të vjetër.
Partia Socialiste ka pjesën e luanit në tortën 1 miliardë lekë që Kuvendi ju dha partive për këtë fushatë. Rama mori nga KQZ 437 mln.
Njoftimi i plotë:
̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.
Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike./m.j