Një autobus është përfshirë nga flakët ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur, në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Venecia, ku automjeti i linjës ATVO ishte nisur drejt Romës dhe nga sa mësohet kishte pasagjerë në bord.
Teksa ishte në rrugë, nga automjeti filloi të dilte tym, kështu që drejtuesi i mjetit ndaloi dhe me shpejtësi bëri që të gjithë të zbrisnin. Sipas burimeve paraprake mësohet se nuk ka të lënduar apo viktima nga ky incident.
Nga ana tjetër, edhe pse zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët mjeti u dogj plotësisht./m.j