Jennifer Young, ish-miss Anglia rrezikon të dënohet me 20 vite burg pasi akuzohet për trafik droge.
33-vjeçarja tentoi të kontrabandonte drogë ketaminë, e cila kapte vlerën 250 mijë paundë.
Young është ndaluar nga policia në Meksikë me 13 kg drogë të fshehur në një valixhe, pasi ishte nisur nga aeroporti i Amstredamit.
E reja, e cila njihet për punë ne saj si modele deklaroi fillimisht se nuk e dinte që droga ishte në valixhe, por më pas pranoi se e kishte marrë për konsum personal.
Young ka lindur në Gjermani, nëna e saj është britanike, ndërsa babai gjerman. Ajo u largua nga Anglia në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe, ka qenë në lëvizje në shtete të ndryshme të botës./m.j