Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj tregon në një intervistë ekskluzive për Ora News fatin e draftit të Byrosë Kombëtare të Hetimit që ndodhet në kuvend për shqyrtim dhe miratim në një kohë kur priten në fundjavë të mbërrinjnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për krejt paketën e reformës në drejtësi.
Xhafaj thotë se fillimish do të vendoset se ku do të shqyrtohet drafti i qeverisë për Byronë në komisionin e posacëm të reformës apo do të ndjekë rrugën e zakonshme të projekligjeve të tjera në Komisionin e Ligjeve.
Gjithsesi shumica qartëson vendimin e saj se rekomandimet e Venecias mund ta ndryshojne pasi ajo do të diskutohet nën optiken e ndryshimeve penale të paketës së reformës.
Fatmir Xhafaj: “Është Konferenca e Kryetarëve që do të vendosë që ky pr/ligj do të jetë pjesë e punës së komisionit të ligjeve apo komisionit të posacëm parlamentar për reformën në drejtësi.
Pyetje: Pse u zgjodh që Byroja e hetimit të ishte në varësi të policisë, çfarë pengonte qeverinë që Byroja të ishte nën prokurori siç kërkon PD.
Fatmir Xhafaj: Ligjet që miratojmë nga parlamenti nuk kanë parasysh dëshirat e partive politike por I nënshtrohen Kushtetutës dhe përputhshmërisë me legjislacionin. Çështja nuk është si e do PD, maxhoranca apo opozita por si bëhet mirë hetimi penal dhe në tërësi qëllimeve për të cilat është ideuar kjo strukturë. Në këtë kontekst është me rëndësi të shohim përputhshmërinë e saj me kuadrin aktual të kushtetutues dhe me ndryshimet e reja të Kushtetutës dhe në mënyrë të veçantë zgjidhjeve të reja që do afrojë Kushtetuta me hetimin penal në tërësi dhe në mënyrë të veçantë me një strukturë të posaçme të hetimit penal siç është struktura e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemine ndjekjes penale.
Byroja e Hetimit nuk është një projekt i ekspertëve ndërkombëtarë. Duhet të jemi të qartë. Nga pikëpamja e autorisë së idesë ka qenë e qeverisë. Ministria e Brendshme bëri reflektimet e duhura rreth projektit të mëparshëm duke e përputhur me detyrat që la Gjykata Kushtetuese.
Mbetet detyrë e komisionit të posaçëm për ta përputhur këtë projekt të ekspertëev të këtij komisioni me zgjidhjet e reja kushtetuese.
Më duhet të them se ekspertët e ministrisë së Brendshme kanë bërë një punë shumë të mire. Ata janë autorë të këtij drafti por të asistuar nga ekspertët e OPDAT që kanë qenë pjesë aktive e këtij procesi, duke dhënë dhe dakordësinë.
Duhet mbajtur në konsideratë që është shumë e rëndësishme që kjo strukturë të përputhet me Kodin e Procedurës Penale, I cili është duke u hartuar nga Ministria e Drejtësisë me ekspertët ndërkombëtarë. Do të duhej të kishte ardhur shpresoj të vijë shumë shpejt e të bëhet pjesë e këtij procesi që ka të bëjë me reformimin e procedurës penale.
Pyetje: Kryeministri Rama vuri afat marsin për reformën në drejtësi….
Fatmir Xhafaj: Kryeministri nuk cakton afate, nuk vë datë por shprehu vullnetin për miratimin e reformës brenda muajit mars do të mbetet të shikohet në praktikë.