Policia Kufitare në Qafë Thanë ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas australian dhe një gjermane pasi janë kapur me kanabis në automjetet e tyre.
“Policia Kufitare konstaton dhe godet 2 raste të tentativës për të dalë nga vendi ynë, me lëndë narkotike në automjetet furgon dhe kamper.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve, kanë konstatuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, dhe kanë goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, raste për të cilat:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. T., 24 vjeçe, banuese në Gjermani, pasi gjatë kontrollit në automjetin kamper me të cilin udhëtonte, në çantën e kësaj shtetaseje u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.
/s.f