A2CNN ka siguruar pamjet nga salla e gjyqit të Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi, pas një sherri mes tyre disa ditë më parë në Tiranë.
Maze duket i qetë në sallën e gjyqit, kur pritet të merret masa në ngarkim të tij. Kujtojmë se adoleshenti, në bashkëpunim me 18-vjeçarin Axel Hoxhaj goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.
Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.
/a.r