Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku dita është kthyer në natë brenda pak minutash. Një re e zezë e trashë mbuloi qytetin më të populluar të Turqisë për minuta.
Mbi këtë fenomen të jashtëzakonshëm meteorologu turk, Orhan Sen. Ai tha se kjo është një re shumë e rrezikshme dhe se trashësia e saj mund të arrijë nga 2 deri në 16 kilometra dhe drita e diellit nuk mund ta depërtojë.
“Është një re shumë e rrezikshme. Trashësia e kësaj reje është shumë e madhe. Mund të arrijë nga 2 kilometra deri në 16. Arsyeja që qielli është i errët është se drita e diellit nuk kalon nëpër një re të tillë. Kjo re quhet ”Charlie Bravo Cloud”, u shpreh ai.
Mes të tjerash, ai tha se është e domosdoshme që qytetarët të mbajnë një maskë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur që sjell reja e stërmadhe.