Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus zbuloi arsyen e moskandidimit për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës.
Shehi deklaroi se sonadazhet nuk e favorizonin dhe shtoi se qeverisja e pushtetit vendor duhet t’iu lihet të rinjve.
“E kam menduar me shumë seriozitete sepse unë mendoj se Tirana e meriton të gjithë seriozitetin, por unë jam një njeri racional edhe nuk kam atë egozimin pa fre që kanë shumë kolegë të politikës, sepse politika është edhe pasion edhe gravitet. Unë e gjykoj se për sa kohë që sondazhet mua më nxirrnin më pak se sa kandidati tjetër, unë them se në këto rrethana është më mirë të ecë një i ri. Kjo është edhe një çështje ekzekutive, është gjithmonë më mirë të jenë mosha të reja që kontribuojnë për ndërtimin e qyteteve. Moshat tona kontribuojnë për ndërtimin e politikave, ideve dhe shtetit”, theksoi ai.
LZHK zyrtarizoi koalicionin me Bindjen Demokratike, të drejtuar nga Astrit Patozi duke ‘braktisur’ pjesën tjetër të opozitës.
/a.r