Kandidati për Bashkinë e Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka prezantuar ditën e sotme projektin e nënkalimit tek “Sheshi Skënderbej”.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Belind Këlliçi është shprehur se me projektin e ri, pjesa e sipërme e sheshit me gurë nuk do të preket dhe nuk do të dëmtohet pasi punimet do të bëhen vetëm nëntokë.
Belind Këlliçi: Ne nuk do ta prekim sheshin sepse kam parë lajme që “Belo çan sheshin”. Belindi nuk do ta dëmtojë asnjë centimetër sheshin. Edhe në logjikën e trafikut ajo është zemra e Tiranës ku vjen e bllokon me radhë të gjithë Tiranën. Sheshi lart nuk do të preket. Parkingu nëntokësor në shesh nuk do të preket. Nuk dëmtohet.
Në studio është i pranishëm dhe urbanisti, Gent Kaprata i cili së bashku me një grup pune prej 7-10 vetësh e kanë ideuar projektin e nënkalimit tek Sheshi Skëndërbej.
Belind Këlliçi: Gent Kaprata është një nga urbanistët më të mëdhenj në vend dhe e ka bërë në bashkëpunim me inxhinierët.
Gent Kaprata: Kemi punuar së bashku me një grup pune prej disa vetash, është një koncept-ide. Këtë e ka bërë një grup pune prej 7-10 vetash. Çdo pikë që shikoni është një pikë në territor. Nuk prek infrastrukturën e sheshit, nuk janë tubacionet aty. Ka mundësi që tek kjo linjë të mos dalë më ai uji me presion. Do të gërmohet në kohën që do të punohet. Ky është grafiku i punës, kushton 4 milionë e 500 e mijë e 554 Euro. Është 200 metër nënkalim. Kjo kosto këtu ka plus 5 për qind fond rezervë. Do të marrë 18 javë. Ky është grafiku i punimeve për ndërtimin. Ai nënkupton 12 procese pune që janë të përcaktuara sipas njësisë, varet si janë. Secila nga këto ka sasinë, edhe këtu tregohet procesi sipas javëve.
/a.r