Nga Komisariati i Policisë nr 5, finalizohet operacioni “Gjeneratori”.
Arrestohet një shtetas për veprën penale të “Vjedhjes “.
I dokumentohen me prova ligjore 13 vjedhje të tjera të kryera gjatë 2015-2016
Arrestohet shtetasi :
•Betim Lame, 30 vjeç, banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka nxjerrë urdhër ndalimi pasi dyshohet si autor i vjedhjes së banesës së shtetasit
J. A., ndodhur me datë 04.02.2016, në Kamëz.
Nga tërësia e veprimeve proceduriale rezultoi dhe i janë dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale edhe për një sërë vjedhjesh të tjera ndodhura gjatë vitit 2015 dhe 2016 dhe me konkretisht :
•Më datë 09.01.2015, në Paskuqan Nr.1, ka vjedhur elektromotorin e hapjes së derës së gabinës së ashensorit.
•Më datë 23.03.2015, në banesën e shtetasit R. T., ka vjedhur pompat e ujit , një gur fresibël dhe një trapan.
• Më datë 16.06.2015, në rrugën “Demokracia“, ka vjedhur dy pasqyra të mjetit veturë tip “Mercedes Benz“, dhe 1.000 lekë në pronësi të shtetasit S. Sh.
• Më datë 19.06.2015, në banesën e shtetasit Z. L, ka vjedhur një matrapik dhe një gure fresibël.
• Më datë 04.08.2015, në oborrin e banesës së shtetasit A. K., ka vjedhur pompën e ujit.
•Më datë 27.08.2015, në banesën e shtatsit N. K. ka vjedhur nje karrocë dore dhe matësin e energjisë elektike të banesës.
•Më datë 20.12.2015, ka vjedhur një gjenerator elektrik në lokalin e shtetasit F. P.
•Më datë 30.08.2015, në banesën e shtetasit P. S., ka vjedhur matësin e Ujësjellësit.
•Më datë 30.09.2015, në barakën, pronë e shtetasit R. V., ka vjedhur një kazani rakie bakri.
•Mëdatë 24.11.2015, ka tentuar të vjedhë magazinën e shtetasit V. S.
•Më datë 02.02.2016, në banesën e shtetasit R. M., ka vjedhur një kazan rakije, një gurë freksibël, një kompratorë dhe dy mikrometra.
• Më datë 11.02.2016, në banesat e shtetasve J. N. dhe Xh. N., ka vjedhur telat e brendshme të instalimeve elektrike, tre dritare drualumin dhe një derë duralumin.
• Më datë 15.02.2015, ka vjedhur matësin e energjisë elektrike në banesën e shtetases E. D.
Nga ana e Specialistëve të Komisaraitit të Policisë nr. 5, po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale të përshkruara më sipër.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal