“Ruju pak…hapu…”. Këto ishin fjalët e vetme, mes vrasësit të maskuar si motorist dhe personit që shoqëronte viktimën Adrian Nikulajn, i cili pas verifikimeve, ka rezultuar se ka qenë roja i subjektit tregtar “Coral” në Shëngjin.
68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, rroja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave.
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.
Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.
Pikërisht në fshatin Kakariq, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.
Verifikimi i kësaj ngjarje, thonë burimet për “Ora News”, kërkon kohë pasi subjekt i marrjes në pyetje, do të jenë të gjithë bashkëpunëtorët e tij ndër vite.
E ndërsa për sa i përket pistës së hasmërisë, hetuesit e Drejtorisë Vendor të Policisë së Lezhë, kanë kryer kontrolle tek familja Palaj. Asnjë prej tyre nuk është gjetur në banesë, pasi ndodhen si emigrant në Angli.
Në vitin 2000 Ardjan Nikulaj alias Marku i është vrarë njëri nga vëllezërit, shtetasi Pëllumb Nikulaj. Pas kësaj vrasja, ngjarjet rrodhën duke ekzekutuar dy anëtarë të familjes Palaj në Lezhë, ngjarje kjo e cila ende nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria e qytetit.
Ndërsa 23 vite pas vrasjes së Pëllumb Nikulaj, është ekzekutuar me 5 plumba, Ardjan Nikulaj. Ky i fundit njihej në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit si biznesmen, politikan dhe zyrtar i administratës lokale në Lezhë.
Ardjan Nikulaj, mbante shoqëri të ngushtë me Aleksandër Dedën që njihet si “Aleksi i Druve”, dhe ka qenë prezent me këtë të fundit në atentatin me armë që ju krye Aleksandrit në Lezhë./OraNews