Incidenti i turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal në ndeshjen e fundit mund t’i kushtojë shumë futbollistit portugez Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.
Një avokat i njohur është indinjuar nga veprimi i yllit të Al Nassr, i cili ka prekur organet gjenitale, teksa tifozët kundërshtarë thërrisnin emrin e Lionnel Messit.
“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati.
Ronaldo u shfaq i indinjuar pas ndeshjes së ekipit të tij me Al Hilal, të cilën e humbën me rezultatin 2-0.