Një prej pistave ku po heton Policia mbi atentatin ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj (Marku), i cili u ekzekutua mesditën e sotme tek lokali i tij në Shëngjin është dhe gjakmarrja.
Ardian Nikulajt në vitin 2000, anëtarë të familjes Balaj i kanë vrarë vëllain. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj, ngjarje ende e pazbardhur.
Shumë vitesh më pas ekzekutohet dhe vëllai tjetër i familjers, Ardian Nikulaj (Marku). Pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë. Por, nuk janë gjetur në banesë asnjë prej familjarëve dhe djemve.
Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.