Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualj, e ndodhur paraditen e sotme në Shëngjin.
Mësohet se drejt biznesmenit është qëlluar me 6 plumba, ku njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup. Sipas të dhënave të grumbulluara deri më tani nga policia,një person ka hyrë në ambientet e lokalit, ku biznesmeni 50-vjeçar po pinte kafe.
Në lokal ndodhej vetëm Nikulaj, një kamarier dhe një roje sigurie që ka qenë tek dera e jashtme e lokalit.
Autori është drejtuar nga Nikulaj, që njëherazi mban postin e kryetari të partisë PSD për qarkun e Lezhës, dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Autori mbante veshur nj jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë, dhe për këtë arsye fillimisht është menduar se ishte punonjës i lokalit, ose shpërndarës.
Sipas policisë, autori është larguar me motor duke humbur gjurmët.
Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja.
Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj, duke nisur një përplasje mes dy fiseve të njohur në qarkun e Lezhës. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur”!/m.j