Dy ditë pasi kreu operacion appendisitin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kryeministri Edi Rama do të rinisë sot aktivitetet politike.
Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Iftarin e organizuar nga kryeministria dhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, në Pallatin e Kongreseve në orën 18:45. Në ftesën dërguar përfaqësuesve të medias dhe të fushave të tjera, përcaktohet si një darkë Iftari në kremtim të vlerave të bashkëjetesës paqësore që i mishëron më së miri Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Me ketë organizimin, kryeministri Rama i rikthehet aktiviteteve që do te fillojnë nga nesër dhe në vijim.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë.
Burime për Report Tv bënë më dije fushata elektorale do të vazhdojë pa ndërprerje. Forma që do të zgjedhin socialistët për të ruajtur ritmin e fushatës është vijimi i saj me deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët.
/s.f