Këtë në mërkurë në Tiranë po mbahet konferenca me shefat e policisë së kryeqyteteve europiane, ku në fokus janë rendi dhe siguria.
Kryepolici, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze.
Rrumbullaku ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me kolegët europianë për të ndarë eksperienca dhe ide profesionale, në mënyrë që të minimizohen rastet kriminale.
“Privilegj jetësor të gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë.
Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi”, tha Rrumbullaku.
/a.r