Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati komentoi në një intervistë për Euronews Albania komentoi fushatën e PS me mbjellje pemësh.
Ai tha se PS ka zgjedhur që të mos shpenzojë shumë në këtë fushatë dhe fondet të përdoren për të mbjellë pemë, në mënyrë simbolike.
Sipas Bushatit, PS nuk ka nevojë për mitingje pasi njerëzit e dinë çfarë është bërë në 4 vite, ndryshme me PD që i braktisi zgjedhjet.
“Qytetarët e dinë çfarë programi kanë kandidatët e majtë, çfarë kanë arritur dhe çfarë do bëjnë. PS ka zgjedhur që të mos ketë takime të mëdha elektorale dhe fondet t’i shfrytëzojë shumicën në mbjelljen e pemëve. Është edhe simbolike, është edhe shumë e mirë.
Në Tiranë fushata ka edhe një sens politik, ne kemi punuar, kjo është edhe mbyllje e punëve tona. Njerëzit e dinë çfarë është bërë në 4 vite, është ndryshme me PD që i braktisi zgjedhjet. Në PS mbillen pemë, Berishës i doli edhe Luli zarzavate”, ironizoi Bushati.
Balliu zbulon sherrin brenda PS: Enkelejdi eshte ne pushtet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania për të diskurtuar rreth fushatës elektorale.
Ndër të tjera ai tha se është gabim ta quash Enkelejd Alibeajn pjesë të opozitës, pasi ai ka përfitime në tendera më shumë se vetë socialistët, madje ai thotë se për shkak të këtyre përfitimeve ka nisur një konflikt edhe brenda kryesisë së PS.
“Ne duhet të themi të vërtetën këta janë në pushtet, Enkelejdi është në pushtet, këta janë në pushtet. Enkeledi përfiton tendera, është në pushtet.
E dini ju që ka plasur një sherr i madh në PS sot? Sepse më shumë para po i japin Enkelejdit, se sap o i japin socialistëve. Është ngritur në kryesi, në kryesinë Partisë Socialiste, hajdutët e kryesie së PS i thonë ju më shumë po i jepni para Enkelejdit se sa po na jepni ne”,-tha Klevis Balliu./m.j