Rikthimi i deputeti Armando Prenga në Kuvend, është bërë objekt komenti edhe nga ana e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli . Në një postim të sajin në FB Topalli e cilëson trup dhe degradim faktin që deputetit që qëlloi me armë qytetarët e tij të vijë në komision e të kërkojë llogaridhënie për sigurinë e rendin në vend. “Në komisionin e sigurisë pasi qëlloi nga komisariati qytetarët e tij me armë! Kthehet si deputet dhe fill e në komisionin e sigurisë, të atij komisioni parlamentar që duhet të kërkojë llogaridhënie për sigurinë e rendin në vend. Është për të ulëritur! Dhe e gjitha kjo pas betejës që në Kuvend është bërë kundër njerëzve me rekorde kriminale, pas votimit të ligjit për dekriminalizimin, pas vizitës së Kerry-t që kërkonte pikërisht zbatimin e këtij ligji,” – shkruan Topalli.