Një burrë kinez ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri nga një gjahtar, i cili mesa duket e ngatërroi me një lepur.
Kjo ngjarje ka ndodhur të premten në mbrëmje, katër burra ishin nisur për gjueti në Shanxi, provincë e Jiangxi. Mësohet se një nga burrat ka hapur zjarr pasi kishte parë lëvizje të në bar pranë vendit ku ishin vendosur për gjueti.
Mësohet se zoti Wang kishte qenë duke peshkuar në momentin kur është qëlluar në kokë nga një prej gjuetarëve.
Autoritetet u thirrën më pas në vendngjarje dhe arrestuan katër burrat, të cilët kishin dalë për të gjuajtur për lepuj, një ushqim i zakonshëm për banorët e zonës.
Të dyshuarit mendohet se janë rreth të 30-tave. Hetimet janë në vazhdim. Një autopsi përcaktoi se zoti Wang kishte vdekur duke u mbytur.
/s.f