Aeroporti “Adem Jashari” do ofrojë zbritje të tarifave të aeroportit deri ne 30%. Kjo ka shtuar menjeherë interesimin për shërbimet e këtij aeroporti. Kështu, kompania ajrore sllovene Adria Airways, ka konfirmuar menjehere se ka shtuar në sistemin e saj të shitjes hapjen e linjës së re ajrore që lidhë Aeroportin “Adem Jashari” me Aeroportin Luton në Londër, me dy fluturime të rregullta në javë: të enjteve dhe të dielave.
Duke filluar nga data 19 Qershor 2016, fluturimet me nisje nga Prishtina në orën 18:20, orë lokale dhe nisje nga Londra për në Prishtinë në orën 21:30, kjo orë lokale do të operohen nga aeroplani Airbus 319 me kapacitet prej 144 vende. Londra, e cila gjatë këtij sezoni dimëror u lidh nga Germania me një fluturim në javë në aeroportin Gatwick, gjatë sezonit të verës do të ketë gjithsejt 4 fluturime në javë: Gjermania do të ketë 2 fluturime në javë në aeroportin London Gatwick (të Marteve dhe të Premteve) dhe Adria Airways dy fluturime në aeroportin London Luton (të Enjteve dhe të Dieleve).