Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në Euronews Albania tha se Partia Demokratike po përpiqet të bëjë një fushatë të thjeshtë, pasi kostot janë shumë të larta.
Duke thënë këtë ai shtoi dhe se për fushatën e “Bashkë Fitojmë” në stadiumin e “Air Albania” janë shpenzuar 200.000 euro, por prapë Berisha, sipas tij po braktiset prej demokratëve.
Pastaj të bësh shpenzime 200.000 euro në stadiumin “Air Albania” për t’u treguar shqiptarëve që ti ke shumicën dhe pastaj të ndihesh i braktisur se ajo shumicë që ti ke marrë me zorrë në manifestim, të ikën dhe të lënë vetëm.
Zoti Berisha është gati i braktisur nga demokratët se ata e shikojnë që nuk ka perspektivë me non gratën”,-tha Roland Bejko në Euronews Albania.
/s.f