Një sherr mes dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, e ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy.
Ngjarja është regjistruar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku sipas policisë, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.
Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.
/a.r