Burime për mediat bëjnë me dije se në orën 10:30 në selinë e Partisë së Lirisë pritet të mbërrijë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Glover. Ajo pritet të zhvillojë një takim me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, deputetë dhe drejtues të tjerë të Partisë së Lirisë.
Gjatë prezantimit të saj disa ditë më parë, Shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, deklaroi para gazetareve se çfarë ndodh para dhe pas zgjedhjeve të 14 majit, është po aq e rëndësishme sa dita e zgjedhjeve.
Ajo vuri theksin te vullneti politik për të zbatuar ligjet ne fuqi, ndërsa nënvizoi se misioni i ODIHR ka vetëm një rol prej vëzhguesi dhe nuk është policia e zgjedhjeve.
“Të gjitha vendet anëtare të OSBE janë shprehur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me këto standarde. Ne do të lëmë faktet që të flasin për të vërtetën. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces. Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ligji vet. Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, tha Glover.
/a.r