Gerald Gusholli 31-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.
Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi. Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej. Të pestë, janë banues në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij.
Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta fshehën provat për të penguar zbulimin e së vërtetës ndërsa Bledi dhe Erlind Kateshi (vëllezër) tentuan të largonin Gleard Gushollin nga vendi i ngjarjes.
28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.d