Luiz Ejlli i cili merrte këshilla mode nga Kiara ka treguar se është fanatik. Një ditë më parë kur i mbërritën veshje të reja, Luizi e njoftoi Kiarën se çfarë i ka ardhur.
Por më parë i kishte parë vetë dhe nuk i kishte pëlqyer një xhup xhins që ia bëri të qartë se nuk duhet ta vishte.
“Kanë ardhur rroba. Ke një xhuboks xhins që bëre e veshe, unë kërkoj divorcin live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kaq po di me thënë, nuk më intereson hiç kush e ka sjellë. Me atë lloj veshje ajo”, dëgjohet të thotë këngëtari i njohur teksa qesh.
Ky rikthim i Kiara Titos ka bërë që çifti të mos ketë më përplasje si më parë. Kiara i ka qëndruar pranë Luizit dhe nuk i ka ndërhyrë më në lojë.
/e.d